Si ta largoni dhembjen e shpinës sa hap e mbyll sytë?

  • 17 February 2020 - 12:07
Si ta largoni dhembjen e shpinës sa hap e mbyll sytë?

Ju dhemb qafa? Nuk mund ta lëvizni kokën për shkak të dhembjeve? Mundohuni që ta largoni dhembjen me anë të këtij triku. Prekeni me gishta vendin që ju dhemb në qafë, duke e përdorë dorën e djathtë nëse është dhembja në anën e djathtë, respektivisht dorën e majtë, nëse dhembja është në anën e majtë të qafës. Me gisht, apo gishta, bëni presion në vendin që ju dhemb.

Dhembja me këtë rast duhet të jetë e konsiderueshme, por e durueshme. Nëse nuk mund ta prekni vendin si duhet, atëherë në vend të gishtave përdoreni ndonjë rekuizitë tjetër. Kthejeni kokën ngadalë në anën e kundërt nga ajo e shtangimit, e më pas mundohuni që me mjekër ta prekni nënsqetullën. Mbajeni atë pozitë për 10 sekonda, e më pas relaksohuni. Në këtë mënyrë bëni presion në muskulin e shtanguar dhe gradualisht e relaksoni. Këtë procedurë përsëriteni dhjetë herë me radhë.

(Kosova Sot Online)