Hikërrori: Shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm

  • 18 February 2020 - 09:15
Hikërrori: Shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm

Hikërrori është një ushqim shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm, të cilin duhet konsumuar sa më shpesh. Në kuzhinë konsiderohet si drithë, e kjo është gabim. Sipas botanikës, i takon kategorisë së perimeve të gjelbra, e nganjëherë konsiderohet edhe si pemë. Gjethet e tij kanë aromë të këndshme, bletët e frekuentojnë e më pas prodhojnë mjaltin që ka aromë të errët dhe shije të fortë. Ky lloj i mjaltit ka efekte të hatashme shëruese.

Hikërrori tretet lehtë, është përplot me vitamina B dhe shumë përbërës ushqyes. Me bluarjen e kokrrës së hikërrorit fitohet mielli, nga i cili përgatite bukë. Hikërrori nuk përmban gluten, kështu që personat që janë alergjikë, pa fije dyshimi mund të kënaqen në gjellët nga hikërrori. Shpeshherë përdoret si zëvendësim për oriz.

Ja pse hikërrori është kaq i shëndetshëm dhe pse duhet ta konsumoni

-Zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, i hatashëm për personat që vuajnë nga diabeti -Nuk posedon gluten, është i shëndetshëm për personat që vuajnë nga alergjitë -Ruan shëndetin e sistemit kardiovaskular -Është i pasur me minerale, përmban fosfor, magnez, hekur, zink, bakër dhe mangan -Është e pasur me fibra dietale -Përmban tetë aminoacidet esenciale -I pasur me flavonoide -Ul shtypjen e gjakut dhe kolesterolin -Ul rrezikun për lajmërimin e kancerit.

(Kosova Sot Online)