Fëmijët që flenë më vonë janë më të rrezikuar nga obeziteti, tregon studimi

  • 19 February 2020 - 08:51
Fëmijët që flenë më vonë janë më të rrezikuar nga obeziteti, tregon studimi

Një studim i ri lidh orarin e gjumit me obezitetin te fëmijët. Sa më vonë të flejë fëmija, aq më të mëdha janë rreziqet e obezitetit. Por sipas studiuesëve prindërit nuk duhet të fokusohen te detyrimi i fëmijëve që të flenë herët. Në vend të kësaj duhet që të ruajnë një rutinë të rregullt.

Studimi zbuloi se fëmijët që flinin pas orës 9 kishin një raport më shqetësues peshë-gjatësi. Gjithsesi studiuesit bëjnë pyetjën ‘A do të ndryshontë gjë nëse fëmija do të flinte më herët?’.

Si përfundim u tha se gjumi pa orar është i lidhur me një stil jetese të pashëndetshëm. Por ende nuk dihet nëse është gjumi që ndikon drejtpërdrejtë në të. Është fakt i njohur gjithsesi se pjesa e trurit që rregullon gjumin është gjithashtu përgjegjëse për të ngrënit.

Gjithashtu një sasi e vogël e gjumit nuk është e shëndetshme, pasi është zbuluar se personat që flenë më pak, hanë më shumë.

(Kosova Sot Online)