Arsyet pse duhet ta konsumoni hudhrën çdo ditë

  • 19 February 2020 - 12:46
Arsyet pse duhet ta konsumoni hudhrën çdo ditë

Ju pëlqen të konsumoni hudhrën, e ju mundon aroma që lë pas? Mos u brengosni, sepse alicina që posedon atë aromë të veçantë ju dhuron shëndet. Në shumë studime është vërtetuar se hudhra posedon shumë antioksidues, ndikon mirë në sistemin imun, përmirëson gjakrrjedhjen, ul kolesterolin, e të gjitha kështu shkaku i kësaj substance.

Alicina është një substancë kimike që për një kohë të gjatë konsiderohet shkaku i efektit të vet kundër baktereve dhe kërpudhave. Prandaj edhe besohet që ndikon kundër virozës dhe ftohjeve, kundër molekulave të dëmshme dhe radikalëve të lirë, bllokon qelizat kancerogjene dhe ndikon mirë në ripërtëritjen e ADN-së.

(Kosova Sot Online)