Bimët dhe erëzat që e mbrojnë shëndetin tuaj

  • 19 shkurt 2020 - 13:45
Bimët dhe erëzat që e mbrojnë shëndetin tuaj

Përderisa lloje të ndryshme të ushqimit vijnë e shkojnë,përdorimi i bimëve dhe erëzave është një trend që do të qëndrojë përgjithmonë. Në vijim ju paraqesim disa nga bimët dhe erëzat dhe mënyrën se si mund të përmirësojnë shëndetin.

SHAFRANI I INDISË PËR NYJA

Sikurse shumë ilaçe tjera shtëpiake, shafrani i Indisë posedon substanca që shërojnë muskujt. Dobitë kryesore vijnë nga kurkumina, e cila është e pasur me antioksidues të fuqishëm dhe lufton inflamacionet. Disa studime pohojnë se shafrani i Indisë largon dhimbjen në nyja, përmirëson kujtesën te personat e prekur nga Alzheimer-i, duke ndikuar në riparimin e qelizave të trurit, largon diabetin, vret qelizat e kancerit dhe tumoret.

SHERBELA PËR KUJTESË

Tregimet e grave të moshuara gjithnjë kanë përmendur sherbelën - për të cilën kanë pohuar se përmirëson kujtesën. Tash studimet e kanë vërtetuar se kishin të drejtë. Mendohet se bima mbron dërguesit e informatave në tru dhe kjo bimë është esenciale për kujtesën. Studiuesit nga universiteti në Nju Kasël kanë kompletuar studimin dhe kanë zbuluar se personat që kishin përdorur kapsulat me vaj sherbele kishin pasur performancë më të mirë në testet e kujtesës.

XHENXHEFILI PËR FRYRJET NË BARK

Xhenxhefili e ngroh trupin nga brenda dhe inkurajon djersitjen, që edhe është mënyra si ndihmon ftohjen dhe gripin. Ndihmon tretjen dhe largon fryrjet, përfshirë të vjellat, mundimet. Po ashtu ndihmon në largimin e gazrave nga sistemi tretës, duke reduktuar fryrjet. Ata që vuajnë nga osteoartriti dhe artriti reumatoid thonë se kur e përdorin rregullisht, xhenxhefili redukton dhimbjet në nyja.

KANELLA PËR SHEQERIN NË GJAK

Po provoni të hiqni dorë nga sheqeri, por po vuani nga dëshira për diçka të ëmbël? Përcaktohuni për kanellë, që është vërtetuar se redukton kërkesat e trupit për ëmbëlsira duke rregulluar kështu nivelin e sheqerit në gjak. Kanella është vërtetuar se ul shtypjen e gjakut përfshirë edhe nivelin e kolesterolit dhe yndyrën në gjak.

SPECAT E KUQ PËR TRETJE TË MIRË

Të gjithë ata që kanë ngrënë këri e dinë ndjenjën djegies nga specat pikantë dhe e dinë si ndikon kjo në tretje. Ekspertët e shëndetësisë pohojnë se specat e kuq përmirësojnë lëvizjet nëpër zorrë dhe përshpejton metabolizmin, që e tregon arsyen pse është kaq popullor midis personave të famshëm. Specat e kuq njihen për përmirësimin e qarkullimit të gjakut, si dhe ndikojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

MUSTARDË PËR ASTMËN

Bima e mustardës është përdorur për arsye mjekësore shumë kohë më parë. Është e pasur me substancën e quajtur ed "glucosinolates", kemikat që është vërtetuar se ndalon dhe ngadalëson rritjen e qelizave të gjakut, sidomos ato në zorrë, pankreas dhe mushkëri. Farat e mustardës janë të pasura me selen dhe magnez, që ndihmojnë në lehtësimin dhe largimin e simptomave të astmës.

(Kosova Sot Online)