Recetë për çdo ditë - supa e cila shkrin dhjamin

  • 19 February 2020 - 15:11
Recetë për çdo ditë - supa e cila shkrin dhjamin

Kjo shujtë ju mban të ngopur,e njëkohësisht, porsa ta keni konsumuar do të hiqni dhjamin dhe yndyrat e tepërta nga organizmi juaj dhe kështu do të ndihmojë në largimin e kilogramëve shtesë. Kjo supë është përplot me fibra, e erëza të caktuara ndihmojnë në tretjen e ushqimit, largojnë helmet dhe shkrijnë dhjamin. Mu për këtë arsye, kjo supë konsiderohet e shëndetshme për të humbur në peshë, në mënyrë të shëndetshme.

Përbërësit: - 1 patate, 3 karota, 1 pjesë selino, 1 qepë të kuqe, 1 thelb të hudhrës, pak kripë deti, 1/2 e lugës piper, 1 lugë spec të bluar, pak spec të kuq, 1 gjethe dafine, 400 g domate, 400 g bizele nga konserva, pak spinaq, vaj ulliri. Përgatitja: Të gjithë përbërësit, pos spinaqit dhe vajit të ullirit, i gatuani në zjarr të lehtë. Para fundit, kur perimet të jenë gatuar, shtoni spinaqin dhe e lini të vlojnë edhe për disa minuta.  

(Kosova Sot Online)