Disa nga simptomat që paralajmërojnë kancerin!

  • 21 February 2020 - 18:58
Disa nga simptomat që paralajmërojnë kancerin!

Testet rutinë, si papa-testi dhe kontrollet e tjera, janë shumë të rëndësishme për parandalim të hershëm të kancerit, por për të njohur me kohë sëmundjen kini vëmendjen në simptomat që edhe vetë mund t'i vëreni.

VËSHTIRËSITË ME FRYMËMARRJE

Një nga shenjat e para të kancerit të mushkërive, i cili zbulohet mjaft vonë, është mbetja pa frymë. 'Nuk po mundja as të shëtisja përreth kopshtit tim e të mos mbushesha frymë. Mendoja se kisha astmë, por do dëshiroja ta kisha', kujton një paciente. Kanceri i tiroideve po ashtu mund të shkaktojë probleme me frymëmarrje.

PROBLEMET ME PËRTYPJE

Problemet me përtypje ndërlidhen me kancerin e ezofagut dhe të fytit, e nganjëherë kjo është shenjë e kancerit të mushkërive. Plogështia, zëri i ngjizur, apo ndjenja se diçka po jua ngacmon fytin, mund të jenë shenja të hershme të kancerit të tiroideve.

TEMPERATURA E SHPESHTË DHE INFEKSIONET

Kjo mund të jetë shenjë e leukemisë, kanceri i qelizave të gjakut, i cili fillon në palcën kurrizore. Leukemia ndikon që palca kurrizore të prodhojë qeliza të bardha jonormale, kështu që është e vështirë të luftohet me infeksionet. Mjekët shpeshherë diagnostikojnë leukeminë vetëm pasi që pacienti është ankuar në temperaturë, dhimbje dhe simptoma që i ngjasojnë gripit dhe nuk kalojnë për një kohë të gjatë.

PROBLEMET ME BARK

Pa marrë parasysh se sa të habitshme mund t'ju duken, dhimbjet në bark disave ua kanë shpëtuar jetën, pasi që me kohë mjekët kanë vërejtur se kanë tumor në mëlçi. Ngërçet në bark apo problemet e shpeshta me bark mund të tregojnë kancerin në zorrë. Shumë të prekur nga kanceri kanë thënë se mjekët në fillim kishin menduar se vuajnë nga i thati.  

LODHJA DHE PLOGËSHTIA

'Gjithnjë ndjeja nevojën të ulem, e një natë isha aq e lodhur saqë nuk mundja të vozisja', ka thënë një grua, duke përshkruar lodhjen kur kishte zbuluar se vuante nga leukemia. Lodhja dhe plogështia e vazhdueshme janë simptoma të llojeve të ndryshme të tumoreve. Nëse pa ndonjë arsye ndiheni shumë të lodhur, flini më shumë e lodhja nuk kalon, vizitojeni mjekun.

HUMBJA E PASHPJEGUAR NË PESHË

Keni vërejtur ndryshim në peshë dhe nuk i keni ndryshuar as regjimin e ushqimit e as ushtrimet, duhet të kuptoni se çfarë po ndodh me ju. Humbja në peshë mund të jetë simptomë e kancerit në zorrë apo llojeve të tjera të tumoreve në traktin e tretjes. Kjo tregon edhe në kancerin që ka arritur deri në mëlçi, sepse ndikon në oreks dhe aftësinë e trupit në largimin e helmeve.

(Kosova Sot Online)