3 "infuzionet" e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës

  • 03 March 2020 - 11:47
3

Përmes lëngjeve pastrohet trupi nga brenda, e trupit ofroni "shishe infuzioni" me vitamina dhe proteina të freskëta. Përzierja e pemëve dhe perimeve të zgjedhura luan rol kryesor në detoksimin e organizmit, me sukses rigjallëron lëkurën, flokët dhe gjakun.

INFUZIONI ROZË

Shalqiri ndihmon në lirimin e trupit nga helmet e grumbulluara falë substancës citrulinë, aminoacid që filtron mëlçinë dhe veshkat nga amoniaku i grumbulluar. Falë përmbajtjes prej 95 për qind ujë, trangujt po ashtu ndihmojnë në heqjen e helmeve nga trupi Përbërësit: - 30 dkg shalqi - 1 trangull të madh - 1 lime - disa gjethe mentë - 1 dcl ujë. Përgatitja: Qëroni limonë dhe së bashku me shalqirin dhe trangullin i hidhni në blender, e krejt në fund të bluarjes hidhni gjethet e mentës dhe ujin dhe përzëri i përzieni. Këtë pije sugjerohet ta pini tri herë në javë.

INFUZIONI I GJELBËR

Gjethet e gjelbra të spinaqit dhe lakrës janë përgjegjëse për procesin e pastrimit falë klorofilit. Flavonoidi "apiin", që ka efekt antioksidues, vaj eterik dhe aminoacidin "asparagun", që gjendet në rrënjë, kërcell dhe gjethet e selinos, i cili ndikon si diuretik natyral. Përbërësit: - 3 karota - 3 gjethe të lakrës jeshile - 2 kërcej selino - 2 rrika - 25 dkg spinaq - 25 dkg lakra të freskëta - 15dkg majdanoz -½ e kokës së qepës - 2 thelb hudhër. Përgatitja: Perimet me gjethe të gjelbër i pastroni mirë, selinon, karota, qepën dhe hudhrën së bashku i hidhni në blender. Sipas nevojës shtoni ujë. Masën e fituar e ruani në frigorifer dhe e pini gjatë ditës.

INFUZIONI I KUQ

Shkaku i përbërjes seleni i panxharit paraqet ushqimin që me sukses parandalon plakjen e hershme dhe merr pjesë në pastrimin e organizmit në përgjithësi. Manaferrat dhjetë herë posedojnë më shumë antioksidues se sa domatja ose brokoli, që e vendosin në njërën nga dhjetë ushqimet më të shëndetshme. Përbërësit: - ½ kg panxhar - ½ kg karota - 30 dkg manaferra - 25 dkg mjaltë. Përgatitja: Panxharin dhe karotën duhet pastruar dhe qëruar, mollën e qëroni dhe e preni mirë dhe përzieni të gjitha dhe shtoni mjaltë. Përzierjen e lini 24 orë në frigorifer e më pas e futni në shishe të qelqit. Pija ndikon në pastrimin e enëve të gjakut dhe forcon sistemin imun dhe sugjerohet ta konsumoni në mëngjes, në bark të thatë, nga 1 dcl.

(Kosova Sot Online)