Pastrimi i dhëmbëve që fillon nga nofulla e epërme

  • 08 mars 2020 - 14:16
Pastrimi i dhëmbëve që fillon nga nofulla e epërme

Me përdorimin si duhet të litarit hiqen mbetjet e ushqimit nga vendet ku brusha e dhëmbëve nuk mundet të depërtojë, midis mishit të dhëmbëve dhe dhëmbëve. Secili pastrim i dhëmbëve duhet të fillojë me përdorimin elitarit, e më pas dhëmbët pastrohen me brushë. Me rëndësi është që litari i dhëmbëve të përdoret për çdo ditë, sepse grumbullimi i mbetjeve sjell sëmundjen e mishit të dhëmbëve dhe kariesin.

Pastrimi fillon në nofullën e sipërme. Merrni një litar dental prej 20 centimetra. Një pjesë të madhe e lidhni përreth gishtave, duke lënë katër deri pesë centimetra litar të lirë midis gishtave. Këtë pjesë përdoreni për pastrim. Kujdes me presionin që përdorni, në mënyrë që të shmangni lëndimin e mundshëm të indeve të buta përreth qafës së dhëmbëve. 

(Kosova Sot Online)