Edhe sa ju ka mbetur të jetoni?

  • 10 mars 2020 - 12:10
Edhe sa ju ka mbetur të jetoni?

Çfarë janë gjasat që të lejoni edhe për dhjetë vite të ardhshme? Shkencëtarët thonë se mund të parashikoni sa kohë jetoni, duke përdorur një kalkulator apo rutinën tuaj të jetës. Procesi përfshin vrapimin për tre minuta në pajisjen për vrapim me një rritje të shpejtësisë dhe rritjen e pjerrtësisë. Më pas vrapuesit vendosin statistikat e tyre vitale në një formulë bazike për ta zbuluar kur do të vdesin brenda dekadës së ardhshme. Testi ishte krijuar nga kardiologët në universitetin "John Hopkins", pasi që kishin studiuar 58,000 provime të stresit.

Si mosha, po ashtu edhe gjinia, janë formula e faktorëve në arritjen e pikut të të rrahurave të zemrës si dhe aftësinë e tolerimit të ushtrimeve intensive fizike të matura me të ashtuquajturin ekuivalenti metabolik. Ky është një matës se sa shumë energji trupi shpenzon gjatë ushtrimeve. Më shumë aktivitete të vrullshme kërkojnë prodhim të lartë të energjisë apo ekuivalent më të lartë metabolik. Për studim ishin analizuar informatat e 58,020 njerëzve, nga mosha 18 deri 96, të cilët ishin ankuar nga dhimbjet në gjoks, mbetje pa frymë. Më pas hulumtuesit kishin shikuar se sa nga pjesëmarrësit nga secila shkallë e fitnesit kishin vdekur nga një shkak i caktuar në dekadën e ardhshme. 

(Kosova Sot Online)