Kanceri i lëkurës e rrit rrezikun nga llojet e tjera të kancerit

  • 16 March 2020 - 13:09
Kanceri i lëkurës e rrit rrezikun nga llojet e tjera të kancerit

Njerëzit me llojin më të shpeshtë të kancerit të lëkurës mund të përballen me rreziqe nga llojet e tjera të kancerit, veçanërisht ata që janë diagnostikuar me kancer të lëkurës para moshës 25-vjeçare, sugjeron një studim i ri. Hulumtuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti i Melburnit kanë zbuluar që njerëzit, të cilët janë diagnostikuar me kancer të lëkurës jo-melanomë, kanë rrezik relativ për 1.36 herë më të lartë nga llojet e tjera të kancerit malinj, në krahasim me njerëzit që nuk kanë histori të kancerit të lëkurës jo-melanomë.

Njerëzit që kanë pasur kancer të lëkurës jo-melanomë kanë pasur rrezik më të lartë nga kanceri i gjëndrës pështymore, kanceri i eshtrave dhe kanceri i pjesës së epërme gastrointestinale, si dhe nga melanoma, sipas studimit ‘Kanceri, epidemiologjia, shenjat dhe parandalimi’. Megjithatë, njerëzit që ishin diagnostikuar me kancer të lëkurës jomelanomë, kur ishin më të rinj se 25- vjeçarë, kanë qenë për 23 herë më shumë të rrezikuar nga zhvillimi i ndonjë kanceri tjetër.

(Kosova Sot Online)