Dëshironi të shkrini dhjamin nga beli, e pëlqeni kokosin dhe nesin? Ja receta

  • 24 mars 2020 - 15:00
Dëshironi të shkrini dhjamin nga beli, e pëlqeni kokosin dhe nesin? Ja receta

Lëngu për heqjen e kilogramëve me arsye është shndërruar në lëng mjaft popullor. Ky lëng ndryshe quhet edhe kafeja 'Bulletproof', e kjo pije me ngjyrë kafeje është aq kalorike, sa që mund ta zëvendësojë shujtën. Disa personave u ka ndihmuar të humbasin deri në 40 kilogramë. Kur ta pini këtë bombë energjike, me siguri se nuk do ta ndjeni urinë për tri orë. Fshehtësia e këtij lëngu gjendet në përqendrimin e fortë të yndyrave që njëkohësisht ofron edhe efekti i kakaos, e pos ndjenjës së ngopjes do të ndjeni edhe energji, të cilën do ta ndjeni pasi ta keni konsumuar.

Ekzistojnë lloje të ndryshme dhe versione të kësaj kafeje (kafe, gjalpë pa kripë dhe vaj kokosi), e ne këtë radhë ju paraqesim kombinimin që mund t'ju pëlqejë më së shumti. - 1 lugë nes kafe - ½ e lugës kakao apo disa pika aromë të vaniljes - 1 dl qumësht bademi - 1 dl ujë të vluar - 1 lugë vaj kokosi organik. Pra, merrni filxhanin e preferuar ku e pini kafenë e mëngjesit, hidhni nes dhe kakao dhe ia shtoni ujin e vluar. E përzieni me blender e më pas ia shtoni edhe qumështin e ngrohtë të bademit. Në fund hidhni edhe një lugë vaj kokosi. Në këtë pije me ngjyrë krem do të dashuroheni që në gllënjkën e parë, e me siguri se do ta shijoni për çdo mëngjes.


(Kosova Sot Online)