Detoksimi pranveror i organizmit

  • 27 March 2020 - 13:27
Detoksimi pranveror i organizmit

Pastrimi i organizmit nuk ka pse të jetë kaq i komplikuar. Përmbajuni këtyre këshillave të thjeshta dhe do të ndiheni më energjik.

PEMËT

Konsumoni sa më shumë pemë, në cilëndo formë - të freskëta, të thara apo në formë të lëngjeve. Pemët ju sjellin energji dhe vitalitet.

UJI

Pini sa më shumë ujë! Uji është mjaft i rëndësishëm për organizmin dhe shëndetin tonë. Duhet të pini midis 8-10 gota çdo ditë. Në këtë mënyrë përmes ujit do të eliminoni helmet prej organizmit tuaj, do ta përmirësoni metabolizmin, disponimin dhe dukjen e lëkurës.

PERIMET E GJELBRA

Brokoli, lakra jeshile, spinaqi janë të pasura me vitamina dhe minerale. Konsumimi i perimeve me gjethe të gjelbër përmirëson imunitetin dhe pastron organizmin prej helmeve. Hani sa më shumë që mundeni, në formën e papërpunuar, të ziera apo në avull, në sallata dhe lëngje.

DRITHËRAT DHE BISHTAJORET

Burim i shkëlqyeshëm me antioksidues, vitamina, minerale, proteina dhe fibra dietale janë drithërat dhe bishtajoret. Në ushqim shtoni edhe orizin integral, bukën nga mielli integral dhe lloje të ndryshme të fasules.

(Kosova Sot Online)