Bima që shëron kancerin

  • 30 March 2020 - 14:59
Bima që shëron kancerin

Noni (lat. Morinda citrifolia , Rubiaceae) vjen nga Tahiti, i takon grupit të 80 bimëve më shëruese. Bima e quajtur noni përmban 18 aminoacide të ndryshme, të cilat përmirësojnë zhvillimin e muskujve dhe njëherë parandalojnë dëmtimin e tyre. Natriumi, kaliumi, hekuri, mangani, përkatësisht magnezi, me të cilat është e pasur kjo bimë, përmbushin nevojat e organizmit të njeriut me këto minerale të caktuara. Pos tyre posedon edhe materie të veçanta, të cilat përmirësojnë depërtimin e materieve midis qelizave, kështu që kanë ndikim ringjallës.

Me antioksiduesit e saj ndikon në uljen e kolesterolit do të thotë se ka ndikim në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Pasi që merr pjesë në ndërtimin e nivelit më optimal të të ashtuquajturave qelizave T dhe B, lehtëson punën e sistemit imun. Falë përmbajtjes, noni mbron edhe nga sëmundjet malinje, përkatësisht ngadalëson zhvillimin e tumoreve. Me përdorimin e rregullt mund të ndikohet në mbrojtje efikase nga tumoret. Mund të jetë e dobishme edhe në terapinë e sëmundjeve të ndryshme varëse si duhani, alkooli, droga.


(Kosova Sot Online)