Shëroni gjëndrat tiroide përmes recetave popullore

  • 31 mars 2020 - 12:39
Shëroni gjëndrat tiroide përmes recetave popullore

Nëse vuani nga çrregullimet e sekretimit të hormoneve të gjëndrave tiroide, provojeni këtë recetë të vjetër.

RECETA PËR SHËRIMIN E GJËNDRAVE TIROIDE

Në pranverë, merrni 15 boça të reja të pishës dhe i imtësoni sa më shumë që mundeni. Pasi t'i keni imtësuar apo bluar, i përzieni me 50 miligramë vodkë dhe e lini të qëndrojë ashtu në një kavanoz të mbuluar për dhjetë ditë.

MËNYRA E PËRDORIMIT

Pini nga pesë pika të shurupit tri herë në ditë. Shërimi zgjat deri në tri javë. Si ndikojnë këto pika në shëndet? Pisha tash e një kohë të gjatë përdoret në mjekësi, në shërimin e reumës dhe lirimin e organeve të frymëmarrjes së bllokuar. Vetitë shëruese të pishës mund të përdoren gjatë gjithë vitit, e më efektive janë gjatë fillimit të pranverës. Boçat e reja të pishave janë të pasura me vaj eterik, vitamina C dhe një numër të madh të antioksiduesve.

(Kosova Sot Online)