Efektet e dobishme të kakaos

  • 02 prill 2020 - 15:11
Efektet e dobishme të kakaos

Sekreti i dobisë që vjen nga çokollata e zezë, ka të bëjë me përbërësin e saj kryesor - kakaon, i cili është njëri ndër burimet më të mira të antioksiduesve. Për këtë shkak, çokollata e zezë përmban më shumë antioksidues edhe se vetë boronicat. Flavonoidet nga kakaoja parandalojnë oksidimin e kolesterolit LDL, duke zvogëluar kështu rrezikun nga pika në tru dhe nga sëmundjet e tjera të ngjashme.

Nëse konsumoni çokollatë që përmban përqindje të lartë të kakaos, atëherë do ta rregulloni edhe shtypjen e gjakut, ta përmirësoni funksionimin e enëve të gjakut dhe ta zvogëloni rezistencën ndaj insulinës. Konsumimi i çokollatës së zezë e ulë edhe rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Ky lloj i çokollatës përmban rreth 300 përbërës, të cilët kanë ndikim pozitiv në tru dhe sistemin nervor, duke e ulur stresin. Përkundër shijes së ëmbël, çokollata e zezë ka indeks të ulët glikemik. Deri vonë, çokollata konsiderohej ushqim jo i shëndetshëm, por tani dihet se çokollata, sidomos ajo e zeza, me më shumë kakao, është ushqim tejet i dobishëm. E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për çokollatën e bardhë. 

(Kosova Sot Online)