Momenti i duhur për dietë pranverore

  • 08 April 2020 - 15:12
Momenti i duhur për dietë pranverore

Ka arritur pranvera dhe ngadalë nga vetja po fillojmë të heqim shtresat e ngrohta, të cilat na i kanë mbuluar ata kilogramë që i kemi shtuar gjatë dimrit. Tash është koha ideale të kujdeseni për ushqimin dhe të humbni ata kilogramë shtesë. Ja disa këshilla si ta bëni këtë:

HANI MË SHUMË PERIME!

Hani ushqime që ju ngopin e jo që ju trashin. Sallatat e freskëta, perimet e gatuara dhe ushqimi pa yndyrë janë zgjedhje e duhur për drekë.

KAFJALLI I NGROHTË

Nutricistët këshillojnë që për kafjall të zgjidhni flluska të ngrohta në vend të drithërave, sepse flluskat përmbajnë vetëm 300 kalori në 450 gramë. Kafjalli i pasur me fibra ndihmon edhe në uljen e rrezikut nga diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

PINI LËNGJE TË GJELBRA!

Një përzierje e gjelbër është zgjedhje e shkëlqyeshme para kafjallit. Përzieni në blender pak spinaq, një banane, pak pemë të ngrira dhe pak ujë. Nëse lëngu nuk është mjaftueshëm i ëmbël mund t'i shtoni një lugë mjaltë.

(Kosova Sot Online)