Pse pas ushtrimeve është mirë të pini qumësht 

  • 10 prill 2020 - 12:13
Pse pas ushtrimeve është mirë të pini qumësht 

Ekspertët nga Britania e Madhe kanë zbuluar se pas ushtrimeve intensive më së miri është të pini qumësht. Në hulumtim kishin qenë të përfshirë pjesëmarrës, të ndarë në grupe, varësisht asaj se çfarë kishin pirë pas ushtrimeve, pije energjike sportive, ujë dhe qumësht. Ekspertët më pas kanë analizuar se cilat pije më së miri hidratojnë trupin dhe cilat pije në masën më të madhe kishin hidratuar trupin pas ushtrimeve intensive.

Me këtë rast, qumështi ishte treguar si pija më efektive për sistemin tretës, në krahasim me ujin dhe pijet energjike. Qumështi substancat e saj shëruese i liron ngadalë, prandaj për kohë më të gjatë posedon burim stabil të substancave shëruese. Qumështi po ashtu përmban sasi më të madhe të elektroliteve, përfshirë këtu natrium dhe kalcium, të cilat trupi i humb përmes djersitjes.

(Kosova Sot Online)