Nga bletët e deri te rrënjët e panxharit, ju zbulojmë shërimin për tullacët

  • 18 April 2020 - 08:37
Nga bletët e deri te rrënjët e panxharit, ju zbulojmë shërimin për tullacët

Humbja e flokëve prek miliona femra në mbarë botën, e rreth gjysma e meshkujve pritet të humbin flokët e tyre deri t'i mbushin të 50-at.Humbja e flokëve për shumicën shkatërron vetëbesimin, shkakton stres dhe depresion.Për fat të mirë, ka pasur disa zhvillime shkencore në këtë fushë, thotë Jonny Harris, nga klinika që trajton humbjen e flokëve.Më poshtë, ai parashikon se si këto zhvillime do ta shërojnë problemin në pesë vitet e ardhshme.

PLAGA E MIUT P ër të gjithë ata që vuajnë nga rënia e flokëve, armiku është "Dihydrotestosterone"(ose "DHT"). Ky është një derivat i hormonit mashkullor testosteron, i cili shkakton që folikulat të prodhojnë qime gjithnjë më të holla e më të holla derisa të humbin aftësinë e prodhimit të flokëve. Kur të ndodhë kjo, shkencëtarët ballafaqohen si të prodhojnë folikula të reja dhe mrekullisht miu i plagosur mund të sjellë përgjigjen. Një dermatolog në vitin 1950 që po punonte në shërimin e një plage të një miu kishte vërejtur që vendi në plagë nganjëherë po prodhonte flokë të ri.

BLETËT Një grup i shkencëtarëve nga Universiteti në Hokaido ka shtuar interesin në humbjen e flokëve, kur studimi i tyre vitin e kaluar se një substancë e gjetur në blerë, e quajtur propolis, mund të ndihmojë në rritjen e flokëve te njerëzit, pasi kjo kishte ndikim te minjtë në laborator. Propolisi nga njerëzit është përdorur me shekuj, shkaku i substancave të tij kundër inflamacioneve dhe aftësinë në shërimin e plagëve.

VITAMINA D Një studim i fundit ka treguar se rreth 91 për qind e personave që vuajnë nga humbja e flokëve kishin mungesë të vitaminave D. Lidhja është kaq e fortë saqë ka shtuar nevojat për hulumtime. "Ne e dimë që mungesa e vitaminave D është një nga format më të zakonshme të mungesës së mineraleve", thotë Harris. "Çështja mbetet se si kjo ka ndikim të mundshëm në humbje e flokëve dhe çfarë duhet bërë", tha ai.

RRËNJËT E PANXHARIT Një perime, për të cilën tregohet shumë interesim e që ndërlidhet me humbjen e flokëve, është rrënja e panxharit. Kjo pasi që është e vetmja nga disa perime që përmban përbërësit betalainë dhe karotenoide. Këto substanca që luftojnë inflamacionet dhe pastrojnë organizmin, mund të përdoren edhe kundër tullacërisë dhe humbjes së flokëve. Rrënjët e panxharit po ashtu janë të pasura me proteina, hekur, mangan, bakër, vitamina B6 dhe acid folik - të gjitha këto kontribuojnë për flokë të shëndetshëm.

QELIZAT BAZË P ërdorimi i qelizave burimore gjithmonë do të mbetet një burim kontrovers, por hulumtimet vazhdojnë me përdorimin e këtyre qelizave, pasi që ato mund të shndërrohen në çdo lloj të qelizave në trup. Ekzistojnë disa studime dhe hulumtime rreth asaj se si mund të përdoren qelizat bazë për trajtimin e humbjes së flokëve. "Hapësira e teknologjisë me qeliza bazë është duke u rritur me të madhe, ndërsa që suksesin e kanë vërtetuar edhe studimi nga universiteti 'Sanford', të cilët kanë përdorur minj laboratorikë", thotë Zr. Harris. Hapi i ardhshëm në llojin e trajtimit do të bëhet te njerëzit.

(Kosova Sot Online)