Kur t'ju kafshojë bleta ose grerëza, kjo shpëton dhimbjen dhe ënjtjen

  • 23 April 2020 - 15:05
Kur t'ju kafshojë bleta ose grerëza, kjo shpëton dhimbjen dhe ënjtjen

Me arritjen e stinës së ngrohtë të verës, ka arritur edhe sezoni i kafshimit dhe pickimit nga insekte të ndryshme, midis të cilëve rrezikun më të madh e përbëjnë bletët dhe grerëzat. Këshillën në vijim e ka shpërndarë një bletar, e të gjithë ata që e kanë provuar kanë vërtetuar rezultate e mira. Më së shumti do të ndihmojë andoli apo aspirinë në tabletë (e më së miri është që ta merrni me vete sa herë të dilni në natyrë).

SI TË REAGONI? Shumë thjesht e merrni tabletën, e lagni dhe e vendosni në vendin e kafshimit. E mbani ashtu për një minutë e më mas e hiqni nga vendi i kafshimit. Në këtë mënyrë do të parandaloni ënjtjet, e po ashtu do të mungojnë edhe të kruarat. Kafshimi dhe shenja e kafshimit shumë shpejt do t'i takojë së kaluarës, derisa nuk do të mbetet asnjë njollë e vetme.

(Kosova Sot Online)