Lëngu shërues nga hithrat

  • 27 April 2020 - 15:10
Lëngu shërues nga hithrat

Ky lëng vendor dhe shërues, ndihmon në shërimin e të thatit në lukth dhe në zorrë, sëmundjet e ndryshme të veshkave, tensionimet, problemet e ndryshme me eshtra e shumë sëmundje të tjera. Vetitë e hithrës, bimës së vjetër, e cila është përdorur në mjekësinë popullore dhe atë moderne janë të shumta. Pos përgatitjes së lëngjeve të shumta, nga hithrat mund të përgatisni edhe një verë tejet shëruese.

Përzieni dhjetë lugë gjethe dhe rrënjë të shtypura të hithrave, një lugë pelin, një lugë dëllinjë të shtypur dhe dy lugë gjethe delli. Masën e bimëve më pas e vendosni në një litër verë të zezë dhe e lini të qëndrojë ashtu për dymbëdhjetë orë rresht. Më pas, në verë mund të shtoni edhe katër lugë mjaltë dhe t'i zieni më pas për rreth gjysmë ore. Verën e zier e mbuloni dhe e lini të ftohet. Merrni një lugë të ngrohtë të verës shëruese para secilës shujtë. Por, para se ta përdorni këtë ilaç, do të ishte mirë të këshilloheni me mjekun tuaj.

(Kosova Sot Online)