Receta për shërimin e venave të zgjeruara

  • 01 May 2020 - 15:05
Receta për shërimin e venave të zgjeruara

Venat e zgjeruara, përveçse janë problem estetik, janë edhe problem shëndetësor. Shkaktojnë dhimbje dhe ju pengojnë në kryerjen e shumë aktiviteteve të rëndësishme të kanë të bëjnë me jetën e përditshme.

PËRBËRËSIT

Një litër raki rrushi; • 50 gramë kantarion (të tharë mirë); • 50 gramë bar të gjallë (po ashtu të tharë); • 50 gramë gjethe të thara të hithrave.

SI BËHEN PIKAT?

Gjeni një kavanoz prej qelqi dhe vendosni bimët e thara, e më pas deri në majë e mbushni me raki rrushi. E mbyllni kavanozin sa më mirë që mundeni dhe e mbani në vend të errët për 30 ditë. Pas një muaji lëngun e kulloni. Lëngun e vendosni në një shishe prej qelqi dhe e ruani në vend të errët.

PËRDORIMI

Pikat e tilla për qarkullimin e gjakut dhe venat e zgjeruara merren një herë në ditë nga një lugë, para shujtës. Sugjerohet edhe ta merrni menjëherë në mëngjes. Doza maksimale ditore është 3 lugë të vogla për ata me probleme serioze me venat, e detyrimisht ta merrni ilaçin dy orë para shujtave.

(Kosova Sot Online)