Ja çfarë ndodh, nëse çdo ditë pini lëng domatesh

  • 04 May 2020 - 15:13
Ja çfarë ndodh, nëse çdo ditë pini lëng domatesh

Lëngu nga domatet e freskëta është forma më e shëndetshme, e kur ta dini çfarë posedon në brendi, do të habiteni.

PLOT VITAMINA

Lëngu i freskët nga domatet është burim natyral për vitamina A dhe C. Me konsumimin e rregullt të lëngut, parandaloni sëmundjet, që ndërlidhen me shikim, e forcon sistemin imun dhe ruani shëndetin e dhëmbëve dhe eshtrave.

UL KOLESTEROLIN

Shkaku i ushqimit jo të shëndetshëm, gjithnjë e më shumë njerëz kanë nivel të lartë të kolesterolit në gjak. Lëngu nga domatet është i pasur me fibra që shtojnë nivelin e kolesterolit të mirë, duke pakësuar atë të dëmshmin.

HEQ HELMET

Trupi ynë, për fat të keq, është shndërruar në depo për toksina, me të cilat është plot ushqimi që e konsumojmë. Domatja ndihmon në punën e mëlçisë dhe veshkave. Prandaj, domatja cilësohet si një pastruese e organizimit.

STIMULON PUNËN E ZORRËVE

Miliona njerëz në mbarë botën kanë telashe me zorrët. Nëse edhe ju i keni, lëngu nga domatet do të ndihmojë. Kjo do të thotë se tretja do të lehtësohet dhe nuk do të vuani nga kapsllëku.

(Kosova Sot Online)