Ilaçi që mbron zemrën dhe e pastron atë

  • 12 maj 2020 - 15:04
Ilaçi që mbron zemrën dhe e pastron atë

Ky preparat natyral ndikon mirë në mbarë organizmin, e përgatitet lehtë dhe është i lehtë për ta konsumuar Përbërësit: 15 limonë 400 gramë grurë 12 thelpinj të hudhrës 400 gramë arra 1 kilogramë mjaltë. Grurin e vendosni në një enë të thellë dhe e mbushni me ujë, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë së paku 10-12 orë. Pas kësaj, ujin e kulloni ndërsa grurin e shpëlani.

Pasi të ketë qëndruar një ditë, do të shfaqen sytha te gruri. Përmes një mullirit të kafesë i bluani këto kokrra gruri me sytha së bashku, duke bluar edhe hudhrat, arrat. Më pas bluani edhe 5 limonët (së bashku me lëvore) dhe ua shtoni përbërësve tjerë të bluar. Nga dhjetë limonët e tjerë të mbetur shtrydhni lëngun, e më pas shtoni edhe mjaltin. Përzieni gjithçka mirë, e vendosni në kavanoz dhe e ruani në frigorifer. Preparatin mund ta përdorni pas tri ditësh. Merrni 1-2 lugë të ilaçit çdo 30 minuta, para ushqimit (3 herë në ditë).

(Kosova Sot Online)