Ilaçi vendor që ruan, mbron dhe pastron zemrën

  • 16 May 2020 - 12:32
Ilaçi vendor që ruan, mbron dhe pastron zemrën

Ky preparat natyral ndikon në gjithë organizmin, e përgatitja është shumë e thjeshtë. Ky ilaç kujdeset për shëndetin optimal të gjithë organizmit - pastron venat, mbron zemrën, forcon rezistencën ndaj infeksioneve, pastron mëlçinë.

PËRBËRËSIT

15 limonë 400 gramë grurë 12 thelb të hudhrës 400 gramë arra 1 kilogram mjaltë

PËRGATITJA

Grurin e vendosni së pari në një enë të thellë prej qelqi, e mbushni me ujë, e mbuloni me kapak dhe e lini që të qëndrojë ashtu e mbuluar për së paku 10 deri në 12 orë. Më pas, e kulloni ndërsa që edhe grurin e pastroni.

Pasi të ketë kaluar një ditë, në grurë do të shfaqen disa sytha, të një madhësie prej 1- 2 milimetra. Me makinën për bluarjen e mishit nevojitet ta bluani edhe hudhrën, arrat dhe grurin me sytha. Më pas bluani edhe pesë limonë (duke mos hequr lëvoren) dhe i bashkoni me përbërësit tjerë të bluar. Nga dhjetë limonët e mbetur shtrydhni lëngun dhe ia shtoni masës. Më pas e shtoni edhe mjaltin. Gjithçka i përzieni mirë duke ruajtur më pas në frigorifer masën. Preparati do të jetë i gatshëm për tri ditë. Nevojitet të merrni 1-2 lugë ilaç, 30 minuta.

(Kosova Sot Online)