Bimët që ju largojnë stresin dhe shmangin sëmundjet

  • 19 May 2020 - 15:04
Bimët që ju largojnë stresin dhe shmangin sëmundjet

J u kaplon ndjenja e panikut, mendoni se po pason ndonjë katastrofë, që shkakton shfaqjen e frikës jo normale. Ju ngarkohet mendja, që shkakton rrahje të shpejta të zemrës, marramendje, djersitje dhe mbeteni pa frymë. Por, ekzistojnë bimë që munden t'ju ndihmojnë.

RRËNJA E JAMBALLIT (LAT. GLYCYRRHIZA GLABRA)

Kjo bimë ka vlerë të lartë shëruese, është e përdorshme te shumë dhimbje. I ndihmon trupit që më lehtë të merret me ankthet dhe stresin. Për më shumë, normalizon funksionimin e gjëndrave të veshkave, qetëson mendjen dhe përmirëson mendimin racional. Imtësoni një rrënjë të bimës dhe e shtoni në enën me ujë të vluar. Pas 20 minutave e pini si çaj, duke i shtuar një lugë mjaltë. E konsumoni tri herë në ditë.

KANTARIONI (LAT. HYPERICUM PERFORATUM)

Kjo bimë qëmoti përdoret në largimin e shqetësimeve dhe shërimin e çrregullimeve të depresionit. Është e pasur me shumë përbërës që nxitin prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë. Përmirëson disponimin, pakëson stresin dhe trupit i ofron energji. Merrni 300 mg kantarion në formë të kapsulave, tri herë në ditë. Kur të filloni të ndiheni mirë, e zvogëloni dozën derisa në momentin kur të ndaloni me marrjen e tyre. Kur të jeni zgjuar në mëngjes, të gjitha brengat tuaja dhe problemet do të zhduken, e mendja juaj do të jetë e çiltër.

(Kosova Sot Online)