Dobitë nga kompresa me kripë dhe ujë

  • 25 maj 2020 - 15:02
Dobitë nga kompresa me kripë dhe ujë

Kjo kompresë e thjeshtë, e zhytur në ujë të njelmët, mund t'ua largojë dhembjen e kokës, t'ua normalizojë shtypjen e gjakut dhe t'ua largojë ënjtjen e këmbëve, për një kohë shumë të shkurtër. Nëse ju dhemb koka, përgatiteni kompresën nga garza, apo lecka e pambuktë. Paloseni garzën në tetë shtresa, ku gjerësia e kompresës duhet të jetë sa ajo e ballit. Më pas nxeni 250 ml ujë deri në 60-70 shkallë C dhe në të tretni 2 lugë të çajit kripë. Zhyteni kompresën në këtë ujë, shtrydheni paksa, tundeni që të ftohet pak dhe me të mbështilleni kokën, veshët dhe zverkun.

Fiksojeni me një shami të pambuktë. Rrini të shtrirë për 20 minuta, më pas hiqeni kompresën dhe shpëlajeni kokën me ujë të ngrohtë. Dhembja duhet të jetë larguar. Nëse keni shtypje të lartë të gjakut, apo ënjtje të kokës, atëherë merrni gjysmë kile kripë dhe treteni në 5 litra ujë të ftohtë. Zhyteni një peshqir në këtë ujë, shtrydheni pak dhe vendoseni në pjesën e veshkave, duke e mbajtur nja 20 minuta. Këtë procedurë përsëriteni 10 ditë, në mbrëmje, para se të bini në gjumë. Për shkak të shtimit të urinimit, do të vijë deri te largimi i ënjtjes së këmbëve dhe ulja e shtypjes së lartë të gjakut. 

(Kosova Sot Online)