Manaferrat, të dobishme kundër gjakderdhjes dhe karcinomës

  • 29 maj 2020 - 07:16
Manaferrat, të dobishme kundër gjakderdhjes dhe karcinomës

Edhe pse shumica e njerëzve i duan manaferrat për shkak të shijes së tyre të përkryer, të paktë janë ata që dinë për vetitë mjekuese të kësaj bime. Në fakt, te manaferrat veti shëruese kanë gjethet, lulet, rrënja dhe fryti. Gjethet e reja, të gjelbra dhe lulet e saj mblidhen në qershor dhe korrik. Gjethet duhen tharë në shtresë të hollë. Pemët e pjekura mblidhen në gusht dhe shtator, e rrënja mund të merret në shkurt dhe mars. Gjethet e manaferrës përdoren për përgatitjen e çajit, nga i cili mund të bëhen kompresa për mjekimin e ënjtjes së syve dhe fytyrës.

Në frytin e manaferrave ka shumë minerale dhe vitamina: kalium, fosfor, magnez, klor, kalcium, pastaj vitamina provitaminë A, vitamina B1, B2, B5, B6 dhe, më së shumti - vitaminë C. Studimet më të reja tregojnë se manaferrat ndihmojnë kundër llojeve të ndryshme të kancerit, ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe pengojnë gjakderdhjet e vogla. 

(Kosova Sot Online)