Arsyet pse nuk mund t'i rezistojmë pjeprit

  • 30 May 2020 - 14:44
Arsyet pse nuk mund t'i rezistojmë pjeprit

Pjepri nga jashtë nuk është se duket aq tërheqës. Por, kur të prehet, ngjyra e tij e portokalltë tregon se ai është i tëri i mbushur me antioksidues. Ngjyra e tij mund të mos jetë aq e theksuar, sa e pemëve të tjera, por pjepri përkundër kësaj ka veti të larta ushqyese. Pjepri është i dobishëm për shëndet në shumë mënyra të ndryshme. Pjepri përmban substancën zeaksantin, e cila e mbron lëkurën nga rrezet e diellit. Zeaksantini po ashtu i mbron edhe sytë nga rrezet ultraviolete.

Pjepri na mbron edhe nga infektimet. Edhe pse nuk kanë shije të thartë, sikur shumica e pemëve që përmbajnë vitaminë C, pjeprat përmbajnë sasi të madhe të kësaj vitamine. Nëse doni që sa më shpejt ta arrini peshën e dëshiruat trupore, atëherë ushtroni dhe konsumoni pjepra, meqë ata kanë pak kalori dhe janë të pasur me fibra. Përpos kësaj, pjepri parandalon edhe sëmundjet e zemrës

(Kosova Sot Online)