Lakra jeshile, jo aq e shëndetshme

  • 03 June 2020 - 07:17
Lakra jeshile, jo aq e shëndetshme

A e keni ditur se gjithë ato të holla dhe gjithë ai mund që e shpenzoni në perimet me gjethe të gjelbra mundet t'ju shkaktojë më shumë dëm se sa dobi? Lakra jeshile, perime më në trend, duket se nuk është aq e shëndetshme sa kemi menduar. Ja disa nga arsyet

LAKRA JESHILE ËSHTË PERIMJA MË E VËSHTIRË PËR T'U TRETUR

Nga brenda kjo perime shkakton atë që kaktusi ia shkakton lëkurës po u fërkuat për të. Nëse e konsumojmë të freskët, në sallatë dhe në formë të lëngshme, problemet vetëm sa i vështirëson. Me probleme nënkuptojmë fryrje në stomak, dhimbje në stomak dhe mundet të shkaktojë gazra.

KUJDES NGA GURËT NË VESHKA

Si një ushqim me shumë oksalate mund të ndikojë në formimin e gurëve në veshka.

ÇRREGULLON SISTEMIN METABOLIK

Lakra jeshile mund të ndikojë në gjëndrat tiroide, të cilat janë të vendosura në qafë dhe me këtë rast e çrregullojnë sistemin metabolik. Kjo perime përmban substanca që shkaktojnë ngecje në punën e tiroideve.

ZIEJENI

Italianët gjithmonë e kanë konsumuar, por duhet edhe ju ta zieni, pasi që është shumë më e lehtë të tretet, por duhet t'i shtoni edhe vaj ulliri, e madje edhe hudhër.

(Kosova Sot Online)