Aditivi që shkakton kancerin dhe që gjendet në shumë prodhime

  • 02 June 2020 - 15:09
Aditivi që shkakton kancerin dhe që gjendet në shumë prodhime

Hulumtimet kanë treguar se triklosani te minjtë laboratorikë ka shkaktuar fibrozën e mëlçisë dhe kancerin. Fibroza e mëlçisë është një gjendje që me kalimin e kohës ajo mund të "rritet" në cirrozë, e cila mund ta shkaktojë ngecjen në punën e mëlçisë. Aditivi triklosan, i gjetur në shumë prodhime të kuzhinës, siç është sapuni, pasta për dhëmbë apo shampot. Ekspertët kanë identifikuar pasoja serioze të ekspozimit për një kohë të gjatë ndaj këtij kimikati.

Hulumtimet dhe eksperimentet me minjtë laboratorik kanë treguar se triklosani ka shkaktuar fibrozën e mëlçisë dhe kancerin. Ekspertët kanë bërë me dije se ky zbulim i tyre është relevant edhe në njerëz. Pas dhjetë viteve studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vërtetuar që triklosani nuk sjell asnjë dobi të mundshme te njerëzit, përkatësisht në shëndetin e tyre. Këtë substancë të dëmshme e hasim edhe te pecetat e lagura, te xhelat që i përdorim për pastrimin e duarve dhe disa artikujve të tjerë, që kryesisht ndërlidhen me shëndetin personal.

(Kosova Sot Online)