Gjashtë mënyra për ta luftuar stresin, shkaktarin e mbipeshës

  • 02 June 2020 - 15:15
Gjashtë mënyra për ta luftuar stresin, shkaktarin e mbipeshës

Humbja në peshë duket të jetë një betejë e vështirë. Por, humbja në peshë nuk ka të bëjë vetëm me atë se çfarë konsumoni. Kaloritë e grumbulluara nuk janë faktori i vetëm që ndikon në mbipeshë. Dominuesi kryeso është stresi. Në vijim ju paraqesim gjashtë arsyet kryesore se si stresi ndikon në mbipeshën tuaj. A mund të shkaktohet depresioni nga bakteret në stomak?

RECETA SHKRUAN: FIKRIJE UKELLI- CEKA STRESI NGADALËSON PUNËN E TIROIDEVE

Gjendja në 'gatishmëri të vazhdueshme' sinjalizon nevojën për të ruajtur energjinë për ndonjë aksion potencial. Si përgjigje e mbijetesës ndaj këtij rreziku, gjëndrat e veshkave sinjalizojnë gjëndrat tiroide të ngadalësojnë me punën e tyre. Pasi që tiroidet mbizotërojnë me metabolizmin, puna e ngadalësuar e tyre humbjen në peshë e vështirëson gjithnjë e më shumë. Me një përkrahje shtesë, ushtrimet dhe ekuilibri nivelit të sheqerit në gjak mund ta bindë metabolizmin të përshpejtojë përsëri.

STRESI INKURAJON KONSUMIMIN E ËMBËLSIRAVE

Përgjigjja ndaj stresit shkakton një hov të energjisë përderisa të gjitha sistemet trupore ngacmohen. Kjo atyre u shkakton prodhimin e hormoneve, enzimave që të na mbajnë në atë gjendje. Nëse nuk e ekuilibroni këtë gjendje me një pushim dhe relaksim adekuat, do të ndiheni të lodhur. Nivelet e larta të kortizolit mund të rezultojnë që t'jua pamundësojnë krijimin e energjisë pa sheqer dhe stimulues. Kur jemi të stresuar shpejtë i qasemi asaj që dëshirojmë dhe ndihemi se dëshirojmë diçka, duke i shpërblyer ndjenjat tona. Kjo shpejt na ndryshon disponimin, duke u varur nga sheqeri.

STRESI SHTON DHJAMIN PËRRETH BELIT

Stresi i përgjigjet trupit se kemi nevojë për më shumë derivate. Menjëherë glukoza e grumbulluar lirohet nga muskujt dhe mëlçia dhe e dërgon në gjakrrjedhje. Por, problemi qëndron se ne zakonisht nuk ekuilibrojmë këtë me përgjigjen fizike dhe energjia shtesë shkon e papërdorur. Për ta mbrojtur veten nga sheqeri dëmtues, trupi këto kalori shtesë i shndërron në dhjam. Qelizat në abdomen kanë më shumë receptorë për hormonin e stresit, kortizolin, sesa secila pjesë tjetër e trupit.

STRESI NA SHTYN TË HAMË USHQIM TË SHPEJTË

Në vitin 2006, shkencëtarët kanë përdorur teknologjinë e skanimit të trurit për ta vërtetuar që ushqimi i shpejtë ndërlidhet me qendrat e njëjta shpërblyese nervore, sikurse të varurit nga droga. Kur ju përtypni një biskotë, yndyrat dhe sheqernat e saj punojnë në nevojat instiktive të trurit të stresuar për t'i qetësuar ato. Por, problemi qëndron se kjo gjendje shpesh shoqërohet me rënien e disponimit që është madje edhe më keq se sa në fillim, duke ju lënë më të uritur dhe duke grimcuar më shumë ushqim të tillë. Ky cikël është i ngjashëm me të gjitha varësitë tjera, kokainën apo alkoolin. Kjo shihet si një lloj shprehie: sa më shumë të hani aq më shumë do ta ndjeni nevojën të hani.

STRESI NXIT SJELLJE IMPULSIVE

Stresi na vendos në një gjendje 'reaktive', që është e rëndësishme për të na mbrojtur kundër rreziqeve, por gjithashtu se na bën më impulsiv. Studimet e shumta kanë treguar se kur të jemi nën stres apo kemi bërë punë të rëndë, reflekset tona janë dobësuar dhe vetë impulsiviteti ynë është i gatshëm t'i marrë gjërat përsipër, duke na bërë më pak të vetëdijshëm midis asaj që do të zgjedhim. Edhe atëherë kur e dimë se ndoshta që të nesërmen nuk do të ndihemi mirë

për zgjedhjen që e kemi bërë, vetja jonë impulsive na lë pak të kujdesemi për këtë. STRESI NA NGADALËSON

Është vërtetuar se ushtrimet mund të ulin apo pakësojnë ndikimin e hormonit të stresit, kortizolit. Ekspertët besojnë se aktivitet mund të krahasohen, madje në disa raste janë edhe më të dobishme për disponimin tuaj se sa antidepresivët, pasi që e forcojnë sistemin imun dhe bakteret në zorrë. Ushtrimet e shtojnë punën e metabolizmit. Një studim, në të cilin kishin marrë pjesë rreth 12,018 njerëz, ka zbuluar se ata që ishin marrë me aktivitete fizike ishin më pak të prirë për t'u prekur nga stresi. Ecja apo shëtitja është forma më e mirë natyrale që e lufton stresin.

(Kosova Sot Online)