Të dëshpëruar nga fryrjet në stomak, sekreti qëndron në trurin tuaj, ekspertët thonë se është stresi që shkakton problemet në zorrë

  • 04 June 2020 - 21:37
Të dëshpëruar nga fryrjet në stomak, sekreti qëndron në trurin tuaj, ekspertët thonë se është stresi që shkakton problemet në zorrë

Miliona njerëz ankohen nga fryrjet në stomak, që pos se na bën të mos ndihemi rehat, na bën edhe të mos jemi aspak tërheqës. Simptomat shpesh shkaktohen si pasojë e sindromës së zorrëve të irrituara, gjendje kjo që prek një në gjashtë persona. Shkaktuar nga zorrët tepër të ndjeshme, kjo çon në nxitjen e fryrjeve në stomak, kapsllëk dhe diarre. Në fakt, fryrjet në stomak mund të nxiten edhe nga hormonet, e në disa raste edhe nga një gotë me ujë. Sido që të jetë, ekziston një faktor që do të mund të kishte efektin më të madh - stresi.

USHQENI BAKTERET E MIRA

Mënyra më e mirë për të pasur zorrë të shëndetshme është të përkujdesni për zorrët e "mira". Kjo ndihmë e vogël ndikon të keni tretje më të mirë të ushqimit, t'i absorboni nutrientet dhe të luftoni bakteret e dëmshme. Por, si të përkujdeseni për bakteret e mira? Mënyra më e mirë është të kujdeseni se çfarë hani, sidomos të hani ushqime me probiotikë. Probiotikët mund t'i gjeni në ushqimet si: shpargujt, hudhra, artiçokun e Jerusalemit, rrënjë të çikores, banane. Përderisa fryrja në stomak shpeshherë ndërlidhet me zorrët e irrituara, po ashtu kjo fryrje e stomakut mund të nxitet edhe nga disa shprehi, si përtypja e çamçakëzit apo ngrënia shpejt e ushqimit.

KONSUMIMI I SHPEJTË I USHQIMIT

Presioni, dinamika e jetës, ngutia dhe ngrënia shpejtë e ushqimit po ashtu janë faktor për t'i fajësuar. 'Kur hamë, përtypim të njëjtën sasi të ajrit po aq sa edhe të ushqimit' thotë profesori Whorwell. 'Përtypja e sa më shumë kafshatave, apo kafshatave të mëdha, do të thotë se po përtypni po aq sasi të ajrit, që rrezikoheni nga fryrjet në stomak'.

USHQIMI I SHËNDOSHËM

'Gjithçka e shëndetshme, shpeshherë e shkakton fryrjen në stomak', thotë profesori Whorwell. 'Ushqimet e pasura me fibra, si drithërat, bishtajoret shkaktojnë fryrje derisa fermentohen në zorrë. Mos e shtyni veten të hani bukë të zezë apo perime. Shumë njerëz gjithë ditën hanë sasi të madhe të frutave të freskët, arra dhe fara, duke shkaktuar probleme në zorrë dhe duke nxitur irritimin e zorrëve'.

RINGROHJA E USHQIMIT

Për disa njerëz, fryrja sulmon vetëm atëherë kur hanë jashtë, thotë Luci Daniels. 'Unë kam pacientë që thonë se barku ju turbullohet vetëm atëherë kur hanë pasta, oriz apo patate në restorante. Kjo ndodh për shkakun se ushqimet janë ringrohur.

ÇAMÇAKËZËT

Kur përtypni çamçakëz, përtypni më shumë ajër, që shton rrezikun nga fryrjet, thotë Peter Whorwell, profesor i mjekësisë në spitalin e Mençesterit. 'Versionet pa sheqer janë edhe më të dëmshëm, pasi që përmbajnë substancat të cilat fermentohen nga bakteret në zorrë dhe mund të shkaktojnë fryrjet në stomak'.

STRESI

'Ekziston një ndërlidhje e fortë midis trurit dhe zorrëve' thotë profesori Whorwell. Në sindromën e zorrëve të irrituara, kjo lidhje ekzagjerohet dhe zorrët janë tepër të ndjeshme në faktorët, si stresi, ushqimi, hormonet dhe bakteret. Në fakt, stresi është një nga shkaktarët më të mëdhenj të kësaj gjendje, thotë profesori Whorwell.

(Kosova Sot Online)s