Ilaçet shtëpiake për ta hequr ujin tepricë nga trupi

  • 15 June 2020 - 15:09
Ilaçet shtëpiake për ta hequr ujin tepricë nga trupi

Mënyra më e shpejtë për të humbur në peshë është që për një kohë të shkurtë të hiqni qafe ujin e grumbulluar në organizëm. Jo vetëm femrat mund të aplikojnë mënyra të tilla, por edhe meshkujt dhe fëmijët.

USHTRIMET KARDIAKE

Trupi juaj mund të humbë peshën e ujit kur bëni ushtrime që e ngrohin trupin tuaj dhe shtojnë të rrahurat e zemrës. Ecjet e shpejta mund t'ju ndihmojnë në largimin e peshës së ujit gjatë natës. Kjo është arsyeja pse duhet bërë ushtrime kardiake, sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje.

FLINI 30 MINUTA MË GJATË

Vetëm disa njerëz ia dalin të flenë plot tetë orë në ditë, përderisa shumica flenë vetëm 5-6 orë. Për ata që dëshirojnë të humbin peshën, ujin e grumbulluar në trup, duke shtuar 30 minuta më shumë gjumë mund të sigurojnë energji shtesë për punën e tyre duke reduktuar peshën.

HANI MË SHUMË BIMË

Konsumimi i bimëve si kopra, xhenxhefil, majdanozi dhe hudhra mund të shtojnë më shumë antioksidues në trup. Këta antioksidues ndihmojnë në heqjen e ujit tepricë nga trupi. Po ashtu, hani karota, domate, shalqi.

(Kosova Sot Online)