Arrat dhe mjalti, recetat shëruese për krejt trupin

  • 18 qershor 2020 - 15:11
Arrat dhe mjalti, recetat shëruese për krejt trupin

Arrat gjatë kësaj stine le të jenë detyrimisht në dispozicionin tuaj. Janë burim i shëndetit, plot me antioksidues dhe materie ushqyese. Nga ky ushqim shërues mund të përgatisni ilaçe që do të ruajnë shëndetin tuaj gjithë vitin. Disa nga këto receta mund t'i përgatisni menjëherë, derisa për të tjerat mund të prisni pranverën ose sezonin tjetër.

ARRAT NË MJALTË, PËR PJELLORI DHE POTENCË

Arrat janë afrodiziak natyral, përmbajnë vitamina B1 dhe B2 që trupit i japin energji dhe elemente vitale, që janë të rëndësishme për zhvillimin e gjëndrave seksuale. Arrat janë të pasura me zink, i cili është i rëndësishëm për aktivitetet normale seksuale dhe punën e prostatës. Ka efekt të fortë në kombinim me mjaltë, që po ashtu është i rëndësishëm për shëndetin riprodhues mashkullor. Në sasi të barabartë përzieni arra të bluara me mjaltë të gështenjave dhe hani tri lugë në ditë.

PËRZIERJA KUNDËR ANEMISË

Me këtë masë mund ta mposhtni aneminë dhe plogështinë. Përgatitni masën nga gjysmë kilogramë mjaltë të livadheve, gjysmë kilogram arra të bluara dhe një limon. Gjithçka përzieni mirë, merrni një lugë të vogël, çdo 3-4 orë.

QUMËSHTI I ARRAVE KUNDËR TË THATIT NË LUKTH

Qumështi i arrave është ilaç që përmirëson shërimin e të thatit në lukth. Për përgatitjen e qumështit derdhni 20 g arra të bluara në 2 dcl ujë të vluar. Përzieni mirë dhe shtoni një lugë të madhe mjaltë. Para secilës shujtë merrni pesë deri gjashtë lugë të vogla.

ARRAT E GJELBRA PËR GJËNDRAT TIROIDE

Arrat e gjelbra janë të pasura me elementet kryesore ndërtuese të gjëndrave tiroide - jod dhe tirozinë. Në studimet e fundit është vërtetuar se aji i arrave të gjelbra në masë të madhe shton nivelin e tiroksinës. Kjo recetë nga arrat e gjelbra shëron gjëndrat tiroide në mënyrë natyrale. Në sasi të barabarta përzieni arrat e gjelbra të bluara, me mjaltë. I lini në vend të errët për 30 ditë. Merrni një lugë të vogël në ditë.

ÇAJI NGA GJETHET E REJA TË ARRËS PËR PASTRIMIN E GJAKUT

Çaji nga gjethet e reja përdoret për pastrimin e gjakut. Është përgatitje e hatashme edhe kundër sëmundjeve të lëkurës, diabetit dhe verdhëzës, hemorroideve, parazitëve. Dhimbjeve të eshtrave, e shkaku se përmban pak natrium, ju sugjerohet personave që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Gjethet duhet t'i thani, e çajin e përgatitni në këtë mënyrë: dy lugë të mëdha të gjetheve të thara i derdhni në 2 dcl ujë të ftohtë dhe i vloni për 5 minuta. I lini të mbuluara për 15 minuta, çdo ditë mund të pini 2-3 gota. Ky vaj nuk është magjik, por bën çudinë!

(Kosova Sot Online)