Cila është pika e veçantë në gisht?

  • E.K /
  • 26 June 2020 - 15:09
Cila është pika e veçantë në gisht?

Nëse ndiheni keq, atëherë me të bërë presion në një pikë të caktuar në gisht, do t'ju ulet shtypja e lartë e gjakut dhe vështirësitë e tjera. Kjo përdoret në mjekësinë ushtarake. Atje shërimi është i ndryshëm, meqë çdo gjë duhet të bëhet më shpejt. Pika në fjalë gjendet në gishtin e mesëm të dorës së majtë dhe të asaj të djathtë, sikur që shihet në foto. Duhet bërë presion në këtë pikë, për shembull me laps kimik, duke e mbajtur ashtu për të paktën, një minutë.

Kjo është e dhembshme, por më pas, pas largimit të lapsit, me largimin e dhembjes së gishtit, largohet edhe dhembja tjetër që mund ta keni pasur, p.sh. dhembja e shpinës. Pra, kjo metodë vepron si bllokadë. Ekspertët thonë se, sa herë që ndiheni keq, bëni presion në këtë pikë, meqë menjëherë do t'ju ulet shtypja e lartë e gjakut, do t'ju largohet dhembja dhe do të vijë deri te një normalizim i përgjithshëm i organizmit. Natyrisht, kjo metodë duhet përdorur vetëm në raste kur nuk keni mjekë afër, apo ilaçe, kështu që nuk mund të konsiderohet si metodë për shërimin e shtypjes së lartë, apo sëmundjeve të tjera.

(Kosova Sot Online)