laçet shtëpiake kundër ftohjes dhe gripit

  • E.K /
  • 27 June 2020 - 10:16
laçet shtëpiake kundër ftohjes dhe gripit

PASTRIMI I SINUSEVE ME AVULLIN E KRIPËS

Duke bërë banjë në vaskën me kripë deti, krijoni një mënyrë të hatashme që forcoheni nëse jeni të lodhur, nëse jeni të sëmurë si dhe ta pastroni trupin nga kongjestioni. Është puna e duhur që mund ta bëni nëse dëshironi të hiqni qafe ftohjen. Njëjtë do të mund të veproni edhe me inhalimin me avullin nga kripa e vluar në enë. Përbërësit: -1 gotë kripë -3 pika vaj esencial eukalipti -3 pika vaj esencial mente -3 pika vaj esencial livande Udhëzimet: Tretni kripën në një enë, ndërsa në një enë tjetër i përzieni të gjitha vajrat e tjera esenciale. Bashkoni vajrat dhe kripën e tretur dhe i përzieni me një lugë. Të njëjtën sasi mund ta vendosni në vaskë, por edhe ta vloni në një enë. Merrni frymë thellë dhe relaksohuni.

PËRGATITNI SHURUP TË THJESHTË

Jo, nuk e kemi fjalën vetëm për sheqer dhe ujë, por një shurup me shije që shëron. Shurupet janë të mira për fëmijët. Shurupet janë vetëm ujë i vluar, me lloje të çajit, duke shtuar mjaltë dhe disa përbërës të caktuar. Përbërësit: -1lugë rrënjë glikome (Glycyrrhiza glabra) -1 lugë rrënjë alte (Althaea) -1 lugë kanellë pluhur -1 lugë xhenxhefil të copëtuar -4 gota ujë -1 gotë mjaltë organik Udhëzimet: Bimët i përzieni së bashku, kanellën dhe xhenxhefilin e më pas shtoni katër gota ujë të ftohtë. Më pas e vloni dhe e përzieni derisa vlon, duke humbur në sasi për gjysmë. Sipër shtoni mjaltin dhe e lini të qëndrojë për 10 minuta. Merrni 1-2 lugë, tri herë në ditë.

SHURUPI NGA SHTOGU

Ka shumë shurupe, ku është i përzier shtogu, por nganjëherë kemi nevojë për recetën më të thjeshtë. Shtogu është i hatashëm për gjithçka që ka lidhje me ftohjen. Lehtëson inflamacionet, ju lejon të merrni frymë më lehtë dhe liron nga kongjestionet. Sigurohuni ta përdorni vetëm shtogun e zi (Sambucus nigra), pasi që pjesëtarët tjerë të kësaj familjeje mund të jenë helmues. Përbërësit: -1/2 e gotës shtog të zi të thatë -3 gota ujë -1 gotë mjaltë Udhëzimet: Shtogun dhe ujin i vendosni në një enë dhe i vloni. Reduktoni temperaturat dhe e lini të qëndrojë ashtu për 50 minuta. E përzieni mirë. Më pas shtoni mjaltin kur të jetë ftohur përzierja në temperaturë të dhomës dhe më pas i përzieni ashtu të kombinuara. Merrni nga 1 lugë në ditë, por nëse jeni shumë të ftohur, në fillim merrni çdo 3-4 orë nga një lugë.

ÇAJI I NGROHTË PREJ XHENXHEFILI

Ky është një nga llojet më të mira të çajit kur ndiheni të ftohur. Xhenxhefili është i shijshëm, por pak pikant. Përbërësit e tij ndihmojnë të hiqni qafe kongjestionin sa hap e mbyll sytë. Përbërësit: -6-8 lugë xhenxhefil të gërryer -pak kanellë -lëng limoni -pak mjaltë -4 gota ujë të vluar Udhëzimet: Derdhni xhenxhefilin në gotë dhe shtoni pak kanellë. Më pas sillni ujin e vluar e më pas e derdhni aty. E lini të qëndrojë për 30-40 minuta, i mbuluar. E përzieni, e nëse është ftohur shumë mund ta ngrohni përsëri. Shtoni mjaltë dhe limon dhe mund ta konsumoni.

(Kosova Sot Online)