Bima që thyen çdo lloj të gurit në organizëm dhe shëron infeksionet

  • E.K /
  • 30 June 2020 - 15:03
Bima që thyen çdo lloj të gurit në organizëm dhe shëron infeksionet

Shkurret e përjetshme njihen për vetitë e tyre shëruese. Përdoren për pastrimin e gjakut, kundër reumës, artritit dhe gihtit, si dhe infeksioneve të veshkave, fshikëzës së urinës dhe kanaleve urinare. Mjekësia popullore thekson se shkrin të gjithë gurët. Shqopa, apo si e quajnë edhe shkurret e përjetshme, sipas mjekëve popullorë, është ilaçi i duhur kundër të gjithë llojeve të gurëve të formuar në organizëm. Ndikimi kundër gurëve në idhcë, veshka, dhe atyre në fshikëz është shumë më i fortë, nëse konsumohet çaji nga gjethet e bimës.

Pos kësaj, kjo bimë, në formë të çajit, ndihmon edhe te prostata dhe vezoret, por ndikon edhe në qarkullimin e gjaku, pakëson nivelin e sheqerit dhe yndyrës në gjak, si dhe ndihmon te arteroskleroza, qarkullimi jo i mirë i gjakut në këmbë. nëse bëni banjë me gjethe apo nëse e përzieni çajin me ujin në vaskë, atëherë ndihmon kundër të ënjturave në lëkurë, ekzemës dhe problemeve të ndryshme me lëkurën, e kompresat përdoren te infeksioni i syve, glaukoma dhe konjunktiviti.

(Kosova Sot Online)