Ilaçet shtëpiake për shërimin e sindromës së zorrëve të irrituar

  • A.P /
  • 05 korrik 2020 - 08:59
Ilaçet shtëpiake për shërimin e sindromës së zorrëve të irrituar

Simptomat e zorrëve të irrituara mund të jenë poshtëruese dhe aspak të këndshme. Por, në vijim ju paraqesim disa nga mënyrat natyrale që ta lehtësoni gjendjen.

MENAXHONI STRESIN

Pasi që stresi njihet si nxitës i simptomave të zorrëve të irrituara, atëherë ju sugjerojmë të merreni me jogë, meditim apo të merrni frymë thellë. Zhvendoseni vëmendjen tuaj në ajër dhe jashtë trupit, përqendrohuni kryesisht në frymëmarrjen tuaj.

LEHTËSONI PUNËN E ZORRËVE

• Minimizoni ushqimet e skuqura, mishin, vajrat, margarinë, prodhimet e djathit dhe ushqimet e tjera të yndyrshme. • Qëndroni larg ushqimeve pikante. Kapsaicina në specat djegës, për shembull, ndikon në zorrët që të shndërrohen në spazmë, që e shkakton diarrenë. • Hiqni qafe kafeinën. Kjo vetëm sa irriton zorrët. • Shmangni ushqimet që njihet se shkaktojnë fryrje, si lakra, lakra e Brukselit dhe brokoli. • Mos përtypni çamçakëz apo ëmbëlsira që përmbajnë ëmbëltues artificial. • Ndaloni duhanin. Nikotina kontribuon në simptomat dhe e vështirëson punën e zorrëve të irrituara. Po ashtu, kur konsumoni duhan, përtypni ajër, e njerëzit me zorrë të irrituar.

(Kosova Sot Online)