Simptomat e autizmit dallojnë midis djemve dhe vajzave, sepse 'truri i tyre ka strukturë të ndryshme'

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 07:46
Simptomat e autizmit dallojnë midis djemve dhe vajzave, sepse 'truri i tyre ka strukturë të ndryshme'

Vajzat dhe djemtë e diagnostikuar me autizëm sillen ndryshe, ka zbuluar studimi i fundit. Shkencëtarët kanë zbuluar se dallimi ekziston në trurin e tyre, që ndihmon në shpjegimin e diskrepancës midis gjinive. Vajzat të cilat vuajnë nga kjo gjendje paraqesin sjellje më pak përsëritëse dhe më të kufizuara në krahasim me djemtë, duke u bazuar në studimin e ekipit nga "Stanford University School of Medicine". Ekspertët besojnë se të gjeturat e tyre prezantojnë faktin më të mirë që vajzat dhe djemtë shfaqin çrregullimet e zhvilluara ndryshe.

Profesori i psikiatrisë dhe shkencave për sjelljet, Vinod Menon, që ishte edhe lideri i studimit, thotë: 'Ne kemi dëshiruar ta kuptojmë se cilat manifestime specifike klinikave të autizmit tregojnë dallime gjinore, dhe nëse materiet gri të trurit tregojnë dallime gjinore, që do të mund të shpjegojnë dallimet në sjellje. Kuptimi i ndryshimit do të mund t'u ndihmonte ekspertëve që më mirë ta njohin dhe trajtojnë autizmin për të dyja gjinitë. Duke e kuptuar këtë fakt, do të ishte kruciale'. Bashkëautori i këtij studimi, Dr Kaustubh Supekar, ka shtuar: 'Ne kemi gjetur fakte të forta për dallimet gjinore në autizëm'. Hulumtuesit kanë përdorur dy baza të dhënash publike të rreth 800 fëmijëve me forma të autizmit. 

(Kosova Sot Online)