Kripa dhe sheqeri, të mrekullueshëm së bashku

  • A.P /
  • 10 korrik 2020 - 07:47
Kripa dhe sheqeri, të mrekullueshëm së bashku

Edhe pse nuk preferohet në sasi të mëdha, kripa ndihmon në zvogëlimin e dhembjes së kokës, në forcimin e imunitetit, në rritjen e energjisë në organizëm, në stabilizimin e nivelit të serotoninës dhe elektroliteve në trup, etj. Sikur sheqeri, po ashtu as kripa nuk preferohet në sasi të mëdha, për shkak të dëmit potencial që mund t'ia shkaktojë shëndetit.

Por, kjo nuk d.m.th. se nuk ekziston edhe ana e tyre pozitive. Kombinimi i kripës me sheqer luan një rol të rëndësishëm për shëndetin tonë. Njerëzit që kanë problem të theksuar me pagjumësi, kjo përzierje mund t'ua sjellë një gjumë të rehatshëm. Përzierja e shijes së njelmët dhe asaj të ëmbël ndihmon në ekuilibrimin dhe funksionimin adekuat të hormonit të stresit, thotë shkencëtari amerikan Matt Stoun. Sikur që këshillon ky shkencëtar, krejt çka duhet të bëni është që nën gjuhë ta vëni një sasi të vogël të përzierjes së sheqerit dhe kripës nën gjuhë. 

(Kosova Sot Online)