Si ta shëroni kolestelorin e grumbulluar në enët e gjakut brenda 40 ditësh

  • E.K /
  • 09 July 2020 - 15:14
Si ta shëroni kolestelorin e grumbulluar në enët e gjakut brenda 40 ditësh

Kolesteroli prodhohet në mënyrë natyrale nga trupi dhe mund të formohet si pasojë e burimeve të ndryshme që vijnë nga ushqimet. Është fakt që trupi ka nevojë, sepse luan role të rëndësishme. Për shembull, kolesteroli është i rëndësishëm për prodhimin e hormoneve të caktuara, si estrogjeni dhe testosteronet. Është esencial edhe për prodhimin e vitaminës D, për absorbimin e llojeve të ndryshme të nutrienteve, si vitamina A, E dhe K. Kolesteroli po ashtu është i rëndësishëm edhe për krijimin dhe mirëmbajtjen e membranës, të secilës qelizë në trupin e njeriut.

Në fakt, nuk duhet hequr qafe të tërin, por problemi shfaqet kur ka shumë kolesterol në trup. Nuk është fshehtësi se grumbullimi i tij në enët e gjakut parandalon qarkullimin e tij në mënyrë të rregullt. Si pasojë e kësaj furnizimi me oksigjen në organe të caktuara, në zemër për shembull, mund të vështirësohet, duke ndikuar në gjendje serioze për shëndetin, duke kërcënuar me jetë. Sipas specialistëve, këto janë disa nga problemet që i shkakton kolesteroli i lartë, disa prej tyre vdekjeprurëse: • Dhimbje në gjoks (angina); • Sulmi në zemër; • Pika në tru; • Shtypja e lartë e gjakut (hipertensioni); • Sëmundjet periferike vaskulare; • Sëmundjet kronike të veshkave. Kur të prekeni nga niveli i lartë i kolesterolit, nevojitet të ndryshoni stilin e jetës dhe ushqimin.

Konsumimi i ushqimeve me nivel të lartë të fibrave dhe atyre me nivel të ulët të kolesterolit, si dhe ushtrimet e rregullta janë disa nga gjërat që duhet të bëhen për të ulur nivelin e lartë të kolesterolit. Problemi me ilaçet është se mund të kenë efekte të dëmshme anësore. Kjo edhe është arsyeja pse gjithnjë e më shumë njerëz përcaktohen për ilaçe popullore, në bazë të bimëve. Një nga ilaçet më të mira që e shërojnë kolesterolin e mbledhur në enët e gjakut përbëhet prej vetëm tre përbërësve.

PËRBËRËSIT

• 4 limonë; • 4 thelb të hudhrës; • 3 litra ujë të destiluar (bën edhe ujë të vluar).

PROCEDURA

• Hiqni lëvoret e hudhrës deri në thelb. I lini nga anash; • Në ndërkohë, derdheni ujin e vluar sipër limonëve, për t'i dezinfektuar; • Copëtoni limonët në pjesë të vogla, pa i qëruar; • Thelpinjtë e hudhrës dhe limonët i vendosni në blender, i përzieni; • Transferoni përzierjen në një kavanoz prej 3 litra; • Derdhni ujin e destiluar në kavanoz derisa të mbushet. E mbyllni dhe e lini në frigorifer për 3 ditë; • Pas tri ditëve, përzieni dhe e ruani në frigorifer.

UDHËZIMET

• Filloni duke konsumuar 1 lugë 3 herë në ditë. • Gradualisht e rritni dozën, deri një lugë gjatë shujtave, deri në nivelin kur të konsumoni 3 lugë të mëdha tri herë në ditë. • Trajtimi zgjat 40 ditë.

(Kosova Sot Online)