Mjalti, ilaç për gjithçka!

  • E.K /
  • 10 korrik 2020 - 15:06
Mjalti, ilaç për gjithçka!

Mjalti nuk është vetëm një zëvendësues i shëndetshëm i sheqerit, të cilin mund ta qesim në kafe, apo çaj. Ai sjell përfitime të shumta. Një lugë gjelle mjaltë përmban rreth 60 kalori. Ai thuajse nuk përmban yndyrë, as kolesterol e natrium. Mjalti ua largon dhembjen e fytit dhe kollitjen. Nëse keni problem me gjumë, konsumojeni një lugë mjaltë para se të bini në shtrat dhe do të shihni se do të flini shumë më mirë.

mjalti liron hormonin e quajtur serotoninë, i cili përpos që e përmirëson disponimin, e rregullon edhe gjumin. Mjalti mund të jetë i dobishëm edhe kundër alergjive, për shkak të vetive të tij të forta antiinflamatore. Mbi të gjitha, mjalti e forcon sistemin imunitar të organizmit tonë, meqë, midis tjerash, ka edhe veti antibakteriale. Konsumimi i rregullt i mjaltit na jep energji, prandaj nuk do të kemi nevojë për pije energjike. Është parë edhe se mjalti lufton kancerin dhe, nëse vendin e prerë apo të djegur, e lyeni me të, shërimi do të vijë shumë më shpejt. Mendojmë se kaq mjafton për t'iu bindur që të bëheni konsumues të rregullt të mjaltit.

(Kosova Sot Online)