Fiku shëron dhe përtërin

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 15:03
Fiku shëron dhe përtërin

Fiku i freskët është i pasur me vitamina të kompleksit B, A, C, E dhe K, me mineralet si hekur, kalium, bakër, selen, zink, kalcium dhe magnez, si dhe me karotenoide, luteinë dhe taninë, që forcojnë sistemin imun të organizmit tonë. Fiku në mënyrë efikase e ul kolesterolin në gjak. Fiku i pjekur përmban antioksidues dhe materie që luftojnë radikalët e lirë që shkaktojnë kancer. T'i konsumoni sa më shpesh, sepse mbrojnë nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë,mbrojnë mushkëritë dhe lëkurën, mbrojnë nga kanceri i gjirit por edhe e parandalojnë kancerin e lëkurës. Përveçse përmirëson punën e sistemit imun, fiku mbron edhe nga shfaqja e sëmundjeve kardiovaskulare. Pasi që është e pasur me kalium, fiku sugjerohet edhe në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

FIKU I THARË DHE VETITË SHËRUESE

Fiku i thatë, po ashtu, është shumë i vlerësuar, pasi që është i pasur me antioksidues, vitamina dhe minerale. Fiku i tharë më shumë me shumë magnez dhe kalcium në krahasim me atë të freskëtin, përmirëson përqendrimin, forcon eshtrat, ndihmon në luftën kundër depresionit, stresit dhe dhuron fuqi. Shkaku i përmbajtjes së lartë me magnez dhe kalcium, fiku i tharë forcon imunitetin, ruan sistemin nervor dhe eshtrat. Paraqet zgjedhjen e duhur për shtatzënat dhe femrat pas menopauzës. Përmirëson edhe funksionet mendore, ngadalëson plakjen, zbut simptomat e PMS-së, siguron energji dhe mbron nga ndikimi i stresit.

(Kosova Sot Online)