Ja çfarë shëron qepa e pjekur dhe e zier

  • E.K /
  • 16 korrik 2020 - 14:58
Ja çfarë shëron qepa e pjekur dhe e zier

Qepa gjithmonë ka qenë pjesë e shujtave tona, pa marrë parasysh nëse përdoret i freskët apo në sallatë. Në rast të dhimbjes së kokës, të ënjturave, dhimbjeve në vesh dhe ftohjes, në vendet e infektuara vendosni kompresa me qepë të prera. Kundër temperaturave të larta, vendosni kompresa me qepë të prera në këmbë. Në rast të gjakderdhjes nga hunda, vendosni kompresa me qepë të prerë në qafë.

LËNGU NGA QEPËT

Preni imët qepën dhe shtrydhni lëngun nga qepa e përgatitur. Nëse keni infeksione në mushkëri apo ndonjë sëmundje tjetër, e përzieni me 1 lugë mjaltë dhe merrni 2-3 herë në ditë. Për të parandaluar humbjen e flokëve dhe për ta nxitur rritjen, bëni masazh lëkurës së kokës duke përdorur lëngun nga qepët, disa herë në ditë. Shëroni kollën e fortë me lëngun nga qepët, të përzier me ujë e kjo vlen edhe për pastrimin e zorrëve nga parazitët.

QEPA E ZIER

Për urinime të shpeshta dhe të thatin, preni 1 kokë qepë, e përzieni me 2dl ujë dhe 1 lugë mjaltë. Më pas, e zieni qepën me pak rozmarinë, 2dl verë dhe 2dl ujë dhe pini 1 lugë çdo orë.

QEPA E PJEKUR

Nëse keni plagë dhe të thatë, së pari i pastroni plagët e më pas vendosni qepën e pjekur në yndyrë. Nëse keni probleme me droçkat në gjak, për çdo ditë hani një kokë qepë të fërguar në vaj ulliri.

(Kosova Sot Online)