Vetëm një grusht fara të kungullit në ditë, mund ta bëjnë çudinë për organizmin tuaj

  • A.P /
  • 26 July 2020 - 08:49
Vetëm një grusht fara të kungullit në ditë, mund ta bëjnë çudinë për organizmin tuaj

Kungujt vetvetiu janë të shëndetshëm, por edhe farat e tyre përmbajnë shumë përbërës cilësorë, për të cilët trupi ynë ka nevojë, si hekur, kalcium, kalium, zink dhe vitamina K. Ja cilat dobi do t'i keni po konsumuar një grusht fara të kungullit në ditë

LUFTOJNË KUNDËR KANCERIT

Hulumtimi gjerman ka zbuluar se femrat që kanë kaluar përmes menopauzës dhe përditë hanë fara të kungullit, për 23 për qind janë më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit.

ZBUTIN SIMPTOMAT E MENOPAUZËS

Jo vetëm se femrave të moshës së mesme ua zvogëlojnë rrezikun që të mos preken nga kanceri i gjirit, por u ndihmojnë edhe në përmirësimin e disponimit ose zbutin simptomat e menopauzës. Farat e kungullit rregullojnë sulmin e valës së të nxehtit, pakësojnë dhimbjet në nyja dhe pakësojnë gjasat e ndryshimit të shpejtët disponimit.

PAKËSOJNË KOLESTEROLIN

Nëse keni kolesterol të lartë, farat e kungullit janë zgjidhje ideale sepse, siç kanë treguar studimet, mund ta ulin nivelin e kolesterolit të dëmshëm për 13 për qind. Po ashtu, zvogëlojnë rrezikun për krijimin e droçkave të gjakut, sëmundjen e sistemit kardiovaskular, sulmin në tru dhe kokë, rregullojnë shtypjen e gjakut. 

(Kosova Sot Online)