Gjyshet shqiptare zjenin këtë bimë që rritet në çdo shtëpi/ Kuron të gjitha sëmundjet dhe ju jep fuqi

  • 31 July 2020 - 11:25
Gjyshet shqiptare zjenin këtë bimë që rritet në çdo shtëpi/ Kuron të gjitha sëmundjet dhe ju jep fuqi

Ndikon shkëlqyeshëm si mjet këndelljeje dhe qetësimi, por meritat më të mëdha i ka si pastrues efikas i sekrecionit të mushkërive.

Nenexhiku, menta apo peperminti janë vetëm emra të ndryshëm për të njëjtën bimë, ndërkaq çajin nga nenexhiku shumica e ekspertëve mjekësor, mjekët dhe nutricionistët e rekomandojnë që të konsumohet në bazë ditore.

Është shumë e rëndësishme të theksohet se nenexhiku përhapet shumë shpejt, prandaj është e rëndësishme të mbillet në vazo të veçanta dhe jo të kultivohet në vazo së bashku me bimët e tjera për shkak se shumë shpejt do ta merrte gjithë kopshtin tuaj. Por nga ana tjetër, nenexhiku ka veti vërtetë të mahnitshme, prandaj nuk ka arsye që të mos e mbani në shtëpinë tuaj.

Menta, nenexhiku, e bënë çajin më të freskët dhe më të shëndetshëm. Në të gjitha shtëpitë njihet si ilaçi që qetëson çdo lloj ankese, ndihmon trupin të freskohet dhe të mos djersijë. Këshillohet sidomos për njerëzit që nuk pinë shumë ujë, sepse i mban për një kohë të gjatë të hidratuar.

Çaji nga menta është një mënyrë e shkëlqyeshme e zbutjes së problemeve me stomak. Nenexhiku ndihmon në qetësimin e traktit digjestiv dhe ndihmon në tretjen e ushqimit, tek fryrja dhe dhimbjet në stomak.

Menta e ftohë dhe freskon lëkurën, gjë që e bën nenexhikun një bimë të shkëlqyer për të nxehtit e verës. Përdoreni atë për ta lehtësuar dhimbjen nga djegia nga dielli duke e bërë një çaj shumë të koncentruar të nenexhikut dhe duke e ftohur mirë në frigorifer. Për ta qetësuar lëkurën e djegur nga dielli, thjesht vendosni fasha nga çaji i përgatitur.

Nenexhiku është një pije e shkëlqyeshme freskuese. Shtoni gjethe të nenexhikut të freskët në ujë të ftohtë ose çaj të zakonshëm të akullt dhe lëreni të qëndrojë për gjysmë ore ose më shumë. Pas kësaj, këtë pije të shkëlqyeshme shërbejeni me shumë akull.

Lemzën e mërzitshme e lehtësoni me nenexhik dhe atë duke shtuar në një gotë me ujë të ngrohtë disa lugë të limonit të saposhtrydhur, pak kripë dhe disa gjethe të nenexhikut.

Nëse pini çaj nenexhiku përpara se të shkoni në shtrat, atëherë do të bëni një gjumë të qetë. E gjithë kjo aftësi e këtij çaji, vjen nga përmbajtja e mentolit tek nenexhiku.

Jo vetëm që ai qetëson muskujt, por edhe ju ndihmon të keni ëndrra të bukura. Përpiquni të lexoni një libër teksa pini çaj nenexhiku.

Nenexhiku mund të përdoret lehtë si në mënyrë të freskët, ashtu edhe në të thatë. Në formën e çajit konsumohet një filxhan me ujë të vluar me një lugë çaji nenexhik të thatë dhe lihet për 10 minuta. Në mëngjes dhe në mbrëmje, dy herë në ditë esëll.

Pavarësisht këtyre vlerave të mira, nuk duhet harruar që çaji i nenexhikut të egër mund të ketë disa efekte anësore. Disa njerëz janë alergjikë ndaj mentolit, ndaj duhet pasur kujdes.

Femrat shtatzënë duhet të dinë gjithashtu që çaji i nenexhikut relakson uterusin dhe mund të rrisë rre ziqet e abortit.

Pacientët me kancer të gjirit duhet të shmangin konsumin e nenexhikut sepse ai ka efekt të rritjes së estrogjenit.

Poashtu, ata që kanë probleme me sheqerin e ulët në gjak, duhet të jenë të kujdesshëm me konsumimin e tij. Njerëzit që vuajnë nga Hepatiti B dhe Hepatiti C, duhet të qëndrojë larg nga konsumi i nenexhikut të thatë ose të freskët.

Gjithashtu, të gjithë ata që vuajnë nga mëlçia duhet të jenë të kujdesshëm për të konsumuar sasi të larta nenexhiku.

(Kosova Sot Online)