Mënyra e mahnitshme se si koronavirusi arrin të hyj në tru dhe të shkaktoj çrregullime neurologjike

  • E.K /
  • 04 August 2020 - 11:43
Mënyra e mahnitshme se si koronavirusi arrin të hyj në tru dhe të shkaktoj çrregullime neurologjike

Një nga askpetet më të komplikuara dhe ende të paqarta të koronavirusit është mënyra, që ky virus arrin t’I sulmoj organet në organizëm.  Shumë studime kanë treguar se organet kryesore, që koronavirusi i afekton janë mushkëritë, zemra dhe organet e tjera të frymëmarrjes. Mirëpo një mister në vete është ndikimi që ky virus ka në sistemin tonë nervor. 

Sipas një hulumtimi të bërë në prill më shumë se një e treta e 214 personave me Covid-19, kanë pësuar komplikime neurologjike duke filluar nga humbja e shqisës së aromës deri tek goditjet në tru.  Si fillim është aluduar, që virusi shkakton komplikime neurologjike te ngjashme me deliriumet, inflamacionet në tru, dëmtime të nervave dhe goditje në tru.

Në një tjetër punim të botuar në revistën “The Lancet Psychiatry” në mesin e 153 personave të diagnostikuar me Covid-19, 60 të rinj prej tyre edhe pas shërimit kishin përjetuar simptoma të lehta neurologjike si depresion, ankth dhe psikoza.

Mekanizmi se si ky virus e arrin sistemin neurologjik dhe e afekton atë nuk është ende plotësisht i qartë. Sipas Dr Sanjay Gupta, kirurge neurologjike, mënyra se si trupi e mbronë trurin është e mahnitshme.

“Truri gjendet brenda një guacke të fortë kockash, me lëng të pastër, e cila kontrollon çdo molekulë të vetme që hyn brenda në tru, dhe ideja se një virus mund të hyj dhe të ketë ndikim në të ka qenë mjaft e habitshme për ne”, tha Dr. Gupta.

Tanimë dihet se vrusi përhapet përmes grimcave të ajrit dhe hyn në organizmin tonë përmes gojës dhe hundës. Kur kjo të ndodhë ka shumë të ngjarë, që virusi së pari të prekë kockën mbrojtëse të hundës , që strehon nervin kryesor të nuhatjes dhe të gjitha degët e tij. Nëse virusi arrin ta kaloj këtë kockë dhe e prekë nervin e nuhatjes atëherë, si pasojë humbet shqisa e nuhatjes. Nëse virusi gjitashtu prekë nervat e shijes, atëherë parandalon fibrat nervore për të transmetuar sinjale në tru dhe si rrjedhoje shkakton humbjen e shijes. Kjo është një teoria e parë, sipas së cilës virusi e arrin sistemin neurologjik.

Teoria tjetër ka të bëjë me një receptor proteinik, të quajtur enzimë konvertuese të angiotenzinës, e njohur edhe si ACE2, e cia gjendet në qelizat e mushkërive, veshkave, enëve të gjakut, muskujve, hundës dhe gojës. Sipas kësaj hipoteze, virusi arrin të lidhet me këtë enzime dhe si pasojë nga keto organe përhapet edhe në sistemin nervor.

“Çështja se një virus i tillë me kaq pak informacion gjenetik, mund ta shkatërroj edhe sistemin tonë neurologjik është vërtetë magjepëse”, tha Dr. Majid Fotuhi, neurolog dhe pjesëmarrës I shoqatës së  shkencëtarëve të Universitetit Johns Hopkins Medicine.

Si i shkakton virusi goditjet në tru

Kur virusi lidhet me ACE-2, një substancë e prodhuar në organizëm që kontriubuon në ngushtimin e enëve të gjakut, dhe është shkaktare e tensionit të lartë te gjakut, ai shkakton një përgjigje inflamatore, e cila çon në dëmtim të sistemit të qarkullimit të gjakut. Së bashku me nivelin e lartë të substancës ACE-2 dhe koagulimin e gjakut, krijohet bllokimi I rrjedhjes së gjakut në tru, gjë e cila shkakton goditje në tru.  Disa goditje në tru janë të vogla, dhe disa pacientë as nuk e kuptojnë që kanë përjtuar një të tillë.

Inflamacioni i tepërt në trup i shkaktuar nga Covid-19 shkakton edhe simptoma si ënjtje të trurit, infeksione  të shkallës së lartë dhe kriza nervore.  Gjithsesi, komplikimet neurologjike nuk janë të njëjta për të gjithë pacientët me Covid-19.

Në përgjithësi ajo çfarë dihet me siguri është se pacientët me hipertension, diabet dhe mbipeshë janë në rrezik për të lartë për të zhvilluar edhe simptoma dhe komplikime neurologjike, për këtë arsye ushtrimet e rregullta, dietat e shëndetshme dhe gjumi I mjaftueshëm janë disa faktorë shumë të rëndësishëm për parandalimin e këtyre problemeve. /CNN.

(Kosova Sot Online)