Kundër erës së keqe dhe njollave në dhëmbë

  • E.K /
  • 05 August 2020 - 09:56
Kundër erës së keqe dhe njollave në dhëmbë

Nëse jeni në kërkim të një uji për gojë, që është i lirë dhe efikas, më së miri është që ta bëni vetë. Nëse dëshironi që të keni erë të mirë të gojës dhe të dhëmbë të shkëlqyeshëm, jua sjellim recetën për ujë antibakterial për gojë.

PËRBËRËSIT

 2 lugë të vogla me sodë të bukës - 2 pika të vajit eterik të mentës - 2 pika të vajit eterik të drurit të çajit - 1/2 filxhani me ujë të distiluar .

PËRGATITJA

1. Përgatiteni një shishe të vogël ose një gotë me kapak duke e pastruar mirë. 2. Në të e qiteni sodën e bukës, e më pas vajrat eterike. 3. Ua qitni ujin e distiluar dhe tundeni mirë para përdorimit. 4. Me pak përzierje e shpëlani mirë zgavrën e gojës dhe e pështyni. 5. Menta e freskon gojën, druri i çajit e dezinfekton zgavrën e gojës, ndërsa soda e bukës e pastron smaltin e dhëmbëve.

(Kosova Sot Online)