Susami dhe mjalti, kombinimi që shëron shumë sëmundje

  • A.P /
  • 10 August 2020 - 16:01
Susami dhe mjalti, kombinimi që shëron shumë sëmundje

Mjalti me susam është kombinim që sa më shpesh do të duhej të gjendet në tryezën tuaj. Jo vetëm se ka shije të hatashme, por është burim i shëndetit. Kjo përgatitje shëndetësore është burim për vitamina, sidomos ato të grupit E, A dhe B, si dhe minerale dhe aminoacide omega 3 dhe 6. Sugjerohet ta konsumoni në orët e hershme të mëngjesit në lukth të zbrazët. Susami dhe mjalti forcojnë imunitetin, zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira, shëron kapsllëkun, dhimbjet në stomak, gastritin, kolitin dhe të thatin

MËNYRA E PËRGATITJES:

Kjo pastë përgatitet mjaft lehtë, thjesht përzieni një lugë mjaltë dhe një lugë susam dhe i përzieni derisa të fitoni një masë të bashkuar. Kjo sasi e pastës ka rreth 155 kalori, 8 gramë yndyrë, 21 gramë karbohidrate, 1 gram fibra dhe 3 gramë proteina. Para përdorimit të ilaçeve natyrale, detyrimisht këshillohuni me mjekun. 

(Kosova Sot Online)